Ekonomia Online
FUNDIT

Vazhdon testimi në IKShPK, qytetarët presin në radhë

Vazhdon testimi në IKShPK, qytetarët presin në radhë

Në radhë kanë pritur të enjten qytetarët për tu testuar për Covid-19 në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), raporton Ekonomia Online. Testimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pasdite çdo ditë pune. Përderisa rezultatet e testimit qytetarët mund t’i marrin veç ditën e nesërme pas orës 09:00 të mëngjesit. Arta […]

Në radhë kanë pritur të enjten qytetarët për tu testuar për Covid-19 në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), raporton Ekonomia Online.

Testimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pasdite çdo ditë pune. Përderisa rezultatet e testimit qytetarët mund t’i marrin veç ditën e nesërme pas orës 09:00 të mëngjesit.

Arta Ramabaja e cila ka ardhur për t’u testuar tha se gjithçka shkoi shumë mirë e që nuk ka pritur shumë.

Ajo tha se fillimisht ishte në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marr udhëzimin.

Që nga fillimi i pandemisë kanë qenë gjithsej 134 818 raste pozitive me Coronavirus, ndërsa gjatë kësaj kohe janë shëruar 108 603 persona, ndërsa 2 370 të tjerë nuk e fituan betejën dhe humbën jetën si pasojë e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga Coronavirusi kanë humbur jetën 14 persona dhe janë shënuar 2 541 raste të reja pozitive, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së djeshme është 604.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 74 7898 doza të vaksinës.

Të ngjashme