Vdekja e 13-vjeçarit, thirrje për të ndalur luftërat e fëmijëve

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Vdekja e një djaloshi 13-vjeçar që u nokautua në një meç të tajboksit ka kthyer presionin në Tajlandë për të ndalur luftërat e fëmijëve.

Anucha Thasako u shpall i vdekur nga hemorragjia në tru dy ditë pasi kishte luftuar në një ndeshje.

Ai kishte zhvilluar më tepër se 170 ndeshje në tajboks që nga mosha tetëvjeçare, për të ndihmuar që të fitohen para për familjen, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Parlamenti i Tajlandës po rishikon legjislacionin që do të ndalonte fëmijët nën moshën 12-vjeçare që të luftonin në meçe boksi e tajboksi.

Tajboks apo Muay Thai, siç njihet ndryshe, është shumë i popullarizuar në vend, ku mijëra luftëtarë të rinj dhe familjet e tyre e shohin këtë si mënyrë për të fituar para.

Por ka pak rregulla që qeverisin sportin dhe disa njerëz kundërshtojnë propozimin e ligjeve të reja për të mbrojtur luftëtarët e rinj, duke thënë se është pjesë e traditës së vendit…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme