Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, kosovari gjendet pa shenja jete

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 09:20 | Nga

Një mashkull shqiptar është gjetur pa shenja jete në mesditen e së dielës në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Policia e Kosovës theksohon në raportin e saj se autoritetet janë duke e trajtuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Tefik Zymberi.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme