Vdes 15 vjeçari Ardian Beka nga Kçiqi me banim në Norvegji

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Një lajm i rëndë ka ardhur për familjen Beka nga Kçiqi i Mitrovicës.

Ka ndërruar jetë fëmija i tyre, Adrian Beka, me banim në shtetin e Norvegjisë, shkruan Jepi Zë

Njoftimi i plotë:

“Të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi – njoftim mortor

Ka ndërruar jetë tragjikisht moshën 15 vjeçare në Norvegji Adrian (Haki) Beka

Familja Beka (Haki Beka , djali i Tasimit) njofton se me 6 qershor tragjikisht ka ndërruar jetë djali i tij Adriani.

Adriani ishte vetëm 15 vjeç, i linduir me 2 maj 2008, ishte nxënës i shkëlqyeshëm, merrej me sport dhe kishte dhumë mall e dashni për vendin edhe Kosovën.

Njoftohet se pas procedurave është kryer edhe varrimi në Norvegji.

Zoti e meshirovte me xhenet, Adrianin, ndërsa familjes i dhashtë durim edhe e bashkofte me te në vend të hajrit.”

Të ngjashme