Vdes aktorja Rosemary Leach

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 21:03 | Nga

Kinematografia botërore ka pësuar tronditjen e radhës, teksa është shuar aktorja e njohur Rosemary Leach, në moshën 81-vjeçare.

Rosemary Leach ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, njoftoi agjentja e saj.

Leach u bë e njohur me rolet e saj në filmat “A Room With A View” dhe “That’ll Be The Day”.

Ajo gjithashtu ka luajtur në rolin e Grace në serialin “My Family”.

Leach është vlerësuar me disa çmime të njohura për shkak të performancës së saj kinematografike.

“Ndjej trishtim të madh që Rosemary Leach ndërroi jetë ditën e djeshme në spital”, ka thënë agjentja e saj, Caroline de Wolfe.

Gjatë karrierës, Leach në dy raste e ka luajtur edhe rolin e mbretëreshës Elizabeth II.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme