Vdes edhe një aktivist i LDK-së, Mustafa ngushëllon familjen e tij

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e vdekjes së veprimtarit shumëvjeçar dhe aktivistit të dalluar të LDK-së, Zeqë Shehu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi.

Ky është telegrami i plotë:

“E nderuara familje Shehu,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, dhe veprimtarit të LDK-së, Zeqë Shehu.

Me këtë rast në emër të LDK-së ju shprehë ngushëllime të sinqerta.

Zeqë Shehu në radhët e aktivistëve të LDK-së do të mbahet përherë në mend, si veprimtari i çështjes kombëtare në ditët e vështira të popullit dhe vendit tonë.

Si LDK, ne do të jemi përherë mirënjohës për kontributin e Zeqë Shehut.

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”

Ditë më parë LDK-ja humbi edhe kryetarin e Degës në Graçanicë, Imri Ajeti.

Të ngjashme