Ka vdekur sot Feim Elshani nga fshati Nagac i Rahovecit. Një ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri, njofton KlanKosova.tv. Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj është transferuar në QKUK për trajtim, ku dhe ka vdekur. Dyshohet se zjarri në shtëpi ka shpërthyer […]
Vdes Feim Elshani, dje pësoi plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri

Ka vdekur sot Feim Elshani nga fshati Nagac i Rahovecit.
Një ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri, njofton KlanKosova.tv.
Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj është transferuar në QKUK për trajtim, ku dhe ka vdekur. Dyshohet se zjarri në shtëpi ka shpërthyer dje pasdite si pasojë e bombolave të gazit.
Elshani kishte dëshmuar për krimet serbe para Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Hagë.

















