Vdes këmbësorja në aksident trafiku në Podujevë

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme