Sofe Baçaj, referente në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka vdekur si pasojë e koronavirusit. Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Njoftimi i plotë: E nderuara familje Baqaj, I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë. Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta […]
Vdes nga Covid-19 zyrtarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Sofe Baçaj, referente në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Njoftimi i plotë:
E nderuara familje Baqaj,
I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Kryetari i Gjykatës z.Nikoll Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.
Prehu në paqe!
Me respekt!
Gjykata Themelore Gjakovë.

















