Ka ndërruar jetë, zyrtarja e policisë së Kosovës, Have Blakaj.
Lajmin e ka dhënë Sindikata e Policisë së Kosovës në një postim në Facebook.
“Telegram ngushëllimi! Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Have Blakaj, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Me respekt të thellë, Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në postim.