Vdes punëtori gjatë ndërtimit të ujësjellësit

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 09:35 | Nga

Policia ka ndaluar inxhinierin e Ujësjellës Kanalizimeve Fier dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një punonjës humbi jetën pas një aksidenti gjatë punimeve. Mësohet se është ndaluar 57-vjeçari Vasil Marko, banues në lagjen “16 Prilli”.

Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masa për sigurimin teknik të punonjësve në lidhje me disa punime që po kryenin për riparimin e tubacioneve të dëmtuara të Ujësjellësit.

“Më datën 10.06.2017, në fshatin Kafaraj, duke punuar në tubacionin e ujësjellësit është shembur traseja me përmasa 3×4 metra dhe me thellësi 2.7 metra dhe për pasojë është dëmtuar e më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi P.M, 57 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, Fier”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme