Veç dy pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar veç dy pacientë me COVID-19, të cilët janë të shtrirë në Spitalin e Gjakovës.

Njëri nga këty dy pacientë, që po trajtohen në kuadër të Spitalit të Gjakovës, është nga Shqipëria.

Në QKUK, sipas raportit të sotëm të ShSKUK-së, nuk ka pacient të konfirmuar me COVID-19.

Dje u bë e ditur se në Klinikën Infektive, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me COVID-19.

Por, në këtë klinikë janë duke marrë trajtim mjekësor tre pacientë post-COVID-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë post-COVID-19

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Të ngjashme