Pjesë e investimeve në infrastrukturën rrugore të lagjeve është edhe fshati Celinë i Komunës se Rahovecit ku gjatë muajit nëntor kane filluar punimet për kubezimin e 11 rrugëve në këtë fshat .
Ecurinë e realizimit të punimeve në kubezimin e rrugëve të cilat janë të rëndësishme për banorët e fshatit Celinë, nga afër i ka parë sot , Idriz Vehapi kryetar i Komunës se Rahovecit, i cili me këtë rast edhe i ka uruar banoret e këtij fshati për fillimin e projektit për kubezimin e 11 rrugëve nëpër lagjet e këtij fshati.
Kryetari Vehapi, gjatë vizitës në fshatin Celinë ka takuar edhe banor të këtij fshati dhe u tha se përveç kubëzimit të këtyre rrugëve, investime nga buxheti Komunal, do të ketë edhe në te ardhmen.