Vela: Moshat e reja më të prekurit nga virusi, pozitive ngritja e numrit të testimeve

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 07:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Internisti Driton Vela në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se aktualisht rezultatet e menaxhimit të pandemisë mund të konsiderohen të suksesshme.

Tutje, ai tha se derisa nuk tejkalohet piku i rasteve të reja nuk mund të ketë qetësi në popullatë.

Vela theksoi se moshat më të atakuara janë ata të cilët nuk janë të vaksinuar domethënë moshat e reja.

“Aktualisht parametrat e pandemisë janë nën kontroll dhe në këtë kontekst mund të them që rezultatet e menaxhimit mund të konsiderohen të suksesshme. Këtë po e bazoj në shkallën e rritjes së numrit të hospitalizimeve dhe trendin javor të fataliteteve. Domethënë shifrat janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shifrat që i kemi parë gjatë valës Delta. Së fundi është vërejtur edhe ngadalësim në shkallën e numrit të rritjes së rasteve të reja, prandaj duhet të shohim nëse do të vazhdojë kjo situatë. Mirëpo derisa nuk e tejkalojmë këtë pikun e rasteve të reja nuk mund të qëndrojmë të qetë. Moshat më të atakuara janë ata të cilët nuk janë të vaksinuar domethënë moshat e reja. Ndërsa sa i përket testimeve nëse krahasojmë me periudhën paraprake kemi ngritje për nga numri i testimeve”, tha Vela.

Megjithatë, Vela shtoi se numri i rritjes së rasteve të reja ka ndodhur 7 ditë pas marrjes së masave.

“Masat janë ndërmarrë në periudhën kur ende nuk kemi pasur përhapje ekstremisht të madhe dhe sistemi nuk ka qenë tepër i ngarkuar. Zakonisht efektet e para të masave vërehen një javë pas ndërmarrjes së tyre. Thyerja e lakores e cila tregon numrin e rritjes së rasteve të reja ka ndodhur 7 ditë pas marrjes së masave”, ka thënë Vela.

Të ngjashme