Veliu pranoi letër falënderimi nga Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Atashen Policore nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, Dalia El-Hennawi.

Qëllimi i këtij takimi ishte pranimi i një letre falënderuese nga Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministrore për luftimin në mënyrë efektive të migrimit të parregullt, përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë.

Në këtë konferencë, e mbajtur online në muajin korrik të këtij viti, ishte diskutuar për luftimin në mënyrë efektive të migrimit të parregullt përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor.

Gjithashtu, ministri Veliu përmes El-Hennawi, i përcjelli një letër Ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ku shpreh falënderim për përkrahjen e dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në menaxhimin efikas të migrimit të parregullt në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19, prioritetet e MPB-së, si dhe fushat tjera sa i përket çështjes së sigurisë.

Të ngjashme