Veliu pranon urim nga homologu i tij i Landit të Bayernit

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri Veliu ka pranuar telegram urimi nga Joachim Herrman, ministër Shtetëror i Ministrisë së Brendshme, për Sport dhe Migrim i Republika i Landit të Bajrenit

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pranuar një telegram urimi nga ministri Shtetëror i Ministrisë së Brendshme, për Sport dhe Migrim i Republika i Landit të Bajernit të Gjermanisë, njëherazi Zëvendësi i dytë i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Joachim Herrman.

Në këtë telegram, ndër të tjerash thuhet:

“Ju përgëzoj përzemërsisht me rastin e emërimit Tuaj Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës.  Landi i Bajernit dhe Ministria e Republikës së Kosovës kanë marrëdhënie në një nivel të lartë mirëbesimi dhe në fusha të ndryshme. Unë do kem kënaqësinë që bashkëpunimin në rrafshin e sigurisë së brendshme ta vazhdojmë dhe thellojmë dhe në të ardhmen”.

Më tej, z. Herrmani ka uruar ministrit Veliu sukses në tejkalimin e sfidave që e presin me rastin e emërimit të tij në postin e ministrit të MPBAP.

Të ngjashme