Vëllai i gruas që u vra në Pejë: Dhëndri ka qenë narkoman

Prishtinë | 16 Pri 2024 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku Edmon Lajqi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella.

Vëllai i të ndjerës, ka thënë për Gazetën Insajderi se i dyshuari ka qenë në depresion dhe sipas tij ka pasur probleme edhe me lëndët narkotike.

“Hala se dimë çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhëndri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.

Të ngjashme