Vendos Kryesia, të hënën seanca për votimin e Qeverisë së propozuar nga Kurti

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 09:10 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendi ka marrë vendim që për të hënën të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së propozuar nga Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas mbledhjes ka thënë se kanë marrë vendim që seanca e radhës të mbahet të hënën në ora 11:00 sipas kërkesë së mandatarit për formimin e Qeverisë, Albin Kurti.

“Përfunduam një mbledhje të shpejt. Mandatari për kryeministër iu është drejtuar Kuvendit për paraqitjen e seancës plenare me 3 shkurt dhe do të mbahet me 3 shkurt në orën 11:00”.

“Mbledhja e Kryesisë vendosi që seanca plenare të Kuvendit të për votimin e përbërjes së Qeverisë”.

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet me 3 shkurt, një ditë para se të skadojë afati kushtuese prej kur Albin Kurti ka marrë mandatin nga presidenti Hashim Thaçi për propozimin e kabinetit qeveritar në Kuvend.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme