Vërshimet në Pejë, vazhdon shembja e shëtitores pranë Lumbardhit

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien tash e tri ditë në Kosovë, gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.

Me vërshime u përball edhe komuna e Pejës, ku shumë rrugë e lagje të këtij qyteti i mbuloj sasia e madhe e ujit.

Si rezultat i reshjeve në Pejë, është rritur edhe niveli i ujit të Lumbardhit i cili ende vazhdon të jetë në rrezik për të dalë nga shtrati.

Vërshimet shkaktuan shumë probleme në këtë qytet, ku si pasojë filloj edhe shembja e trotuareve.

Në disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se shembja e shëtitores pranë Lumbardhit ka vazhduar.

Ndërkaq kujtojmë se IHMK-ja ka bërë të ditur se situatë e njëjtë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së sotme.

Të ngjashme