Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Albin Kurti iku nga përgjegjësia. Veseli ka folur kështu në “Debat” te RTK. “Albin Kurti iku nga përgjegjësia. Askush nuk e ka rrëzuar. Nuk kishte guximin për t’u ballafaquar me gjërat që ishin reale”, ka thënë ai. Ai është shfaqur kritik me qasjen e […]
Veseli: Kurti iku nga përgjegjësia, askush s’e rrëzoi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Albin Kurti iku nga përgjegjësia.
Veseli ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Albin Kurti iku nga përgjegjësia. Askush nuk e ka rrëzuar. Nuk kishte guximin për t’u ballafaquar me gjërat që ishin reale”, ka thënë ai.
Ai është shfaqur kritik me qasjen e Vetëvendosjes, e cila sipas tij, nuk ka njohur simbolet e Kosovës, duke i nxjerrë telashe shtetit.













