Veseli në Drenas, takon strukturat e partisë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar strukturat drejtuese të partisë në Drenas.

Veseli ka folur për situatën me pandeminë, zhvillimet politike, reformat në parti dhe nevojën për mobilizim më të madh të partisë.

Përmes një komunikate për medie, Veseli ka thënë se pavarësisht sfidave të mëdha përpara të Kosovës, PDK ka ditur të sillet karshi interesave shtetërore. Jo vetëm kaq, PDK – asnjëherë nuk e ka vënë interesin politik partiak para atij të Kosovës. Ai ka kërkuar që njëjtë të sillen edhe partitë e tjera politike në Kosovë.

Kryetari i degës dhe deputeti, Sejdi Hoxha ka falendëruar kryetarin me bashkëpunëtorë për takimin, duke premtuar angazhim edhe më të madh në forcimin e partisë në këtë komunë.

Kryetari Veseli në Drenas, takon strukturat e partisë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar strukturat drejtuese…

Gepostet von Partia Demokratike e Kosovës – PDK am Mittwoch, 26. August 2020

Të ngjashme