Veseli: Nuk ka pushim për Kuvendin pa u përfunduar të gjitha pikat

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 10:48 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se nuk do të ketë pushim për Kuvendin pa u përfunduar të gjitha pikat, raporton Ekonomia Online.

“Vendimi i kryesisë është që me 12 korrik do të ketë seancë parlamentare me të gjitha pikat që janë në pritje. Qëndrimi i kryesisë është ai që e ka pasë edhe herën e kaluar. Nuk do të ketë pushime për deputetët deri në përfundimin e agjendës për udhëtimin tonë euro-atlantik. Do të kemi edhe disa propozime që do t’ua japim grupeve parlamentare”, tha Veseli pas takimit me Kryesinë.

Veseli la të nënkuptohet se edhe mospjesëmarrja e deputetëve në Kuvend ishte çështje diskutimi në mbledhje. Në seancë pritet të diskutohet edhe kjo dhe të merret një vendim, raporton EO.

Seanca shtyhet deri në 11:00, Veseli mbledh Kryesinë në takim

Seanca plenare, e paraparë që të fillonte në orën 10:00, është shtyrë për në orën 11:00, për shkak të numrit të vogël të deputetëve të pranishëm në sallë.

Pas këtij vendimi, kryeparlamentari Kadri Veseli mblodhi kryesinë në takim.

Të ngjashme