Ekonomia Online
FUNDIT

Veseli: Sot, shteti i Kosovës ka humbur dy mjekë të veçantë

Veseli: Sot, shteti i Kosovës ka humbur dy mjekë të veçantë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjet e dy doktorëve të vdekur nga Covid 19, Prof. Sylejman Rexhepi dhe Dr. Ali Tolaj Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur dy mjekë të veçantë Ai ka thënë se puna e tyre nuk do të harrohet kurrë. Postimi […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjet e dy doktorëve të vdekur nga Covid 19, Prof. Sylejman Rexhepi dhe Dr. Ali Tolaj

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur dy mjekë të veçantë

Ai ka thënë se puna e tyre nuk do të harrohet kurrë.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot, shteti i Kosovës ka humbur dy mjekë të veçantë, Prof. Sylejman Rexhepin dhe Dr. Ali Tolajn, në betejë me Covid-19.

Puna dhe kontributi i tyre i çmuar në shërbim të qytetarëve nuk do të harrohet kurrë.

Stafi shëndetësor është në vijë të parë kundër pandemisë dhe meriton admirim e respekt nga të gjithë.

Ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të të ndjerëve!

Të ngjashme