Vetaksident në Gjakovë, lëndohen tre persona

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar në një vetaksident në Gjakovë.

Sipas policisë, dyshohet se një person e ka humbu kontrollin mbi veturën dhe nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident duke humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal.

“Gjakovë 24.07.2023 – 12:00.  I dyshuari mashkull  kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident duke humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal. Si pasojë, lëndime  kanë pësuar tre pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të ngjashme