Vetaksidenti në Mazgit, shoferi dyshohet se shkaktoi qëllimshëm aksidentin

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vetaksident, në hyrje të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë se shoferi dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksidentin, pasi i njëjti kishte bërë vozitje të rrezikshme.

“Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar”, deklaroi Ahmeti.

Shoferi si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast edhe është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, policia thotë se kanë filluar trajtimin e informacioneve për të ndriçuar rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

“Lidhur me këtë rast policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”.

Ndërkaq, rasti është iniciuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Sulm” dhe “Dëmtim prone”.

Të ngjashme