Një aksident ka ndodhur në fshatin Llukarë, ku një veturë është rrokullisur dhe ka mbetur i lënduar shoferi.
Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Kurse për rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë, një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (ngasësi i automjetit). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti.