Vetëm 17% e grave të punësuara, Kosova më së keqi në rajon – kërkohet të paguhet edhe për punët e shtëpisë

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 13:44 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova qëndron më së keq në rajon sa i përket punësimit të grave, ku vetëm 17% e tyre janë të kyçura  në tregun e punës.

Këto të dhëna u bënë publike nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), në kuadër të hulumtimit rajonal “(Pa)Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”, raporton Ekonomia Online.

Pikat e përmendura nga të gjitha shtetet e rajonit ishin rolet gjinore, ku gratë priten të kenë prioritet kujdesin e fëmijëve dhe të shtëpisë.

Po ashtu vështirësitë e punësimit pas lindjes, ku pyetja kryesore në intervista pune është a keni fëmijë dhe kush do të kujdeset për ta. Të gjithë përfaqësuesit e shteteve rajonale theksuan se kornizat ligjore nuk po funksionojnë për shkak të normave gjinore tradicionale strikte.

Judita Krasniqi Hajdari nga D4D, e cila shpjegoj metodologjinë dhe aspektet kryesore të këtij hulumtimi, tha se Kosova qëndron më së keqi më rajon sa i përket punësimit të grave.

Ajo tha se vetëm 17% e grave janë të punësuar në Kosovë. Sipas saj, implementimi i plotë i ligjit është mundësia e vetme për t’i eliminuara jo vetëm barrierat, por edhe aspektet sociale dhe tradicional.

“Fatkeqësitë gratë në tregun e punës në Kosovë në krahasim me vendet e rajoni qëndron më se keqi. Kosova ka numrin më të madh të grave jo aktive në tregun e punës, e ka numrin më të vogël të grave të punësuar diku 17%. Dhe shkalla e papunësisë e grave është me e madha në rajon.  Kryesisht janë barrierat sociale që qëndrojnë si pengës e grave që të punësohen”.

“Si pjesë e rekomandimeve është që politikat sociale të jenë specifike të definuar që të jenë të adresuara drejtpërdrejt në vendet e ndryshme ku grat jetojnë, pozitat që ato kanë në shoqëri. Problemet më të cilat ballafaqohen gratë duhet të trajtohen në mënyrë specifike sa i përket aspektit institucional. Implementimi i plotë i ligjit është mundësia e vetme për t’i eliminuara jo vetëm barrierat, por edhe janë zgjidhja e vetme për t’i eliminuar aspektet e barrierave sociale dhe tradicionale”, tha ajo.

Adela Luçiq, nga Instituti për Studime Strategjike dhe Prognoza në Mal të Zi, tha se në vendin e saj gratë kalojnë shumë kohë duke punuar punët e shtëpisë, punë e cila nuk paguhet.

“33 për qind e grave kalojnë 1 orë në ditë duke u kyçur në punët e shtëpisë që nuk paguhen, 27% e tyre kalojnë 2 orë në ditë dhe 14 % kalojnë 3 orë në ditë në punë të shtëpisë që nuk paguhen, gratë kanë bërë 19% më shumë punë në shërbime që nuk paguhen në punët e shtëpisë se sa burrat. Për të eliminuar diskriminimin gjinor Mali i Zi është zotuar për të arritur punësimin e 30% të grave në gjitha nivelet lokale dhe qendrore”, tha ajo.

Kristijan Trajkovski, nga Qendra për Hulumtim dhe bërje të Politikave nga Maqedonia e Veriut, u shpreh se në mospunësimin e grave ndikon forma tradicionale e të jetuarit.

Ai tha se sipas statistikave në Maqedoninë e Veriut 44% e grave qëndrojnë në shtëpi dhe bëjnë punët e shtëpisë.

“Gratë janë më shumë se gjysma e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Prandaj e kemi një numër të madh të grave në shtetet tona që nuk janë aktive në tregun e punës. Në studimin tonë kemi gjetur se ka shumë çështje që ndikojnë, por format tradicionale në shoqëri janë edhe shumë dominuese dhe  kjo përforcohet edhe më shumë pas martesës apo pas lindjes se fëmijëve. Gratë në Maqedoni kalojnë 3 herë më shumë në aktivitete shtëpiake dhe kjo përqindje rritet brenda grupmoshëse 25 deri 45 vjet”.

“Zyra Shtetërore e Statistikave në Maqedoni tregon se 44% e grave qëndrojnë në shtëpi dhe bëjnë punët e shtëpisë dhe nuk janë aktive, prandaj nuk kanë kohë për veten. Pas lindjes së fëmijës gruaja qëndron në shtëpi dhe kujdeset për fëmijën dhe problemi këtu është se nevojitet më shumë kohë që të hyjnë përsëri në vendin e punës, në shumë komuna ka mungesa të çerdheve dhe gratë duhet të kujdesen për fëmijët”, tha ai.

Svetlana Stefanoviq, nga organizata “Shoqëri e Përgjithshme”, në Serbi tha se nga gjetjet e raportit problemet janë të njëjta me vendet e tjetra.

Stefanoviq tha se disa prej këtyre rekomandimeve janë që të përmirësohet sistemi i punësimit, mbrojtja dhe parandalimi i diskriminimit, monitorimi i drejtpërdrejt dhe harmonizimi i kornizës ligjore me standarde ndërkombëtare.

“Problemet janë të njëjta, shumica e të dhënave në Serbi tregojnë që gratë kanë vështirësi më të mëdha për të hyrë përsëri në vendin e punës se sa meshkujt, disa nga shkaqet janë diskriminimi, mungesa e edukimit, politikat dhe mungesa e balancat mesë jetës private dhe profesionale. Në Serbi kemi një kornizë shumë të mirë normative por ajo që ka gjetur ky studim është se kjo kornizë duhet të harmonizohet në të gjitha ligjet dhe politikat e tjera”.

“Një temë tjetër është normat tradicionale që ndikojnë në fuqizimin e grave dhe më anën tjetër stereotipat që gjithmonë qojnë në diskriminim. Sfidë mbetet edhe kthimi i grave kur kthehen përsëri në tregun e punës. Një temë tjetër ka qenë vetëpunësimi i grave. Disa prej rekomandimeve është që të përmirësohet sistemi i punësimit, mbrojtja dhe parandalimi i diskriminimit, monitorimi i drejtpërdrejt dhe harmonizimi i kornizës ligjore me standarde ndërkombëtare”, tha ajo.

Esmeralda Hoxha, nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në Shqipëri, tha se nga publikimi i statistikave për indeksin e barazisë gjinore nga  Instituti Kombëtar të Statistikave në Shqipëri, del që pabarazia gjinore mbetët një çështje e vazhdueshme brenda shoqërisë shqiptare, raporton EO.

“Nga raporti i fundit në mars në Shqipëri doli në pah edhe këtë herë se përsëri kemi diskriminim të thelluar të grave dhe vajzave në vendin e punës krahasimisht me burrat dhe djemtë. Për herë të parë Instituti Kombëtar i Statistikave në Shqipëri ka publikuar indeksin e barazisë gjinore ku vendi shënoj 60.4 pikë ku mesatarja e BE-së ishte 67.4, ku shikohet përsëri pabarazi, edhe tekë zona e pushtetit rezultati i Shqipërisë ishte 60.9 që është shumë më e lartë se mesatarja e BE-së kjo tregon që pa barazia gjinore mbetët një çështje e vazhdueshme brenda shoqërisë shqiptare” tha ajo.

Ky hulumtim është realizuar në partneritet me Center for Research and Policy Making (Maqedoni e Veriut), Institute for Strategic Studies and Prognoses (Mali i Zi), Gender Alliance for Development Center (Shqipëri) dhe Foundation BFPE for Responsible Society (Serbi).

Të ngjashme