Vetëm 6 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 6 pacientë nga COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, tre pacientë janë të konfirmuar për COVID-19 dhe tre të tjerë post-COVID-19. Katër pacientë janë nën astitim të oksigjeno-terapisë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive ka 4 pacientë dhe Spitali i Gjakovës ka 2 pacientë.

Numri i rasteve ditore me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë i ulët në muajt e fundit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 22 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes.

Të ngjashme