Vetëplagoset një person me armë në Prishtinë

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Një person është vetëplagosur me armë, të dielën në Prishtinë.

Policia thotë se për shkak të plagëve, viktima ka kërkuar trajtimin mjekësor. Ndërsa, raporti mjekësor ka bërë të ditur se viktima është plagosur në këmbë.

Ndërkohë, lidhur me rastin, policia ka sekuestruar një armë që dyshohet se viktima me të është plagosur.

Viktima, në raportin ditor bëhet e ditur se është arrestuar e më pas me vendim të prokurorit është liruar.

“Prishtinë 22.10.2023 – 07:20. I dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, për shkak se ishte vet-plagosur me armë në këmbë. Është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme