Ekonomia Online
FUNDIT

Vetëvendosje mohon se ka gisht në sulmin me vezë të Përparim Ramës

Vetëvendosje mohon se ka gisht në sulmin me vezë të Përparim Ramës

Disa persona sot sulmuan me vezë kandidatin për kryetar të LDK-së për Prishtinë, Përparim Rama, duke brohoritur “Vetëvendosje”. Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje dhe i ka quajtur të rreme raportimet që e lidhën këtë sulm me emrin e partisë. “Sapo u njoftuam nga mediat se disa persona […]

Disa persona sot sulmuan me vezë kandidatin për kryetar të LDK-së për Prishtinë, Përparim Rama, duke brohoritur “Vetëvendosje”.

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje dhe i ka quajtur të rreme raportimet që e lidhën këtë sulm me emrin e partisë.

“Sapo u njoftuam nga mediat se disa persona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”.

Rama u sulmua me vezë derisa ishte në një aktivitet në kryeqytet.

Të ngjashme