Ekonomia Online
FUNDIT

Vetëvendosje paraqet ankesë në PZAP para mbylljes së afatit

Vetëvendosje paraqet ankesë në PZAP para mbylljes së afatit

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mocertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë, ka bërë të ditur për KOHËN, zyrtari i PZAP-së, Mul Desku. “Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë për shkak te moscertifikimit të listës se kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e tij. PZAP-ja […]

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mocertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë, ka bërë të ditur për KOHËN, zyrtari i PZAP-së, Mul Desku.

“Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë për shkak te moscertifikimit të listës se kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e tij.

PZAP-ja ka njoftuar se afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të tyre në PZAP.

Për pak çaste pritet të mbyllet afati për paraqitje të ankesave në PZAP, meqë bëhen 24 orë nga vendimi i KQZ-së për moscertifikim të listave të subjekteve.

Më herët, ankesa në PZAP kanë paraqitur edhe AAK-ja, Nisma dhe disa parti të minoriteteve.

Të ngjashme