Vetëvendosje: Protesta nuk është thirrur nga ne

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se protesta e sotme para Kuvendit nuk është organizim i Vetëvendosjes. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve dhe aktivistëve që të zbatojnë masat të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin.

“Protestat apo organizimet e thirrura nga qytetarë të ndryshëm, edhe nëse janë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk është qëndrim e as organizim apo thirrje e Lëvizjes, por thirrje individuale e këtyre aktivistëve, të cilët kanë mendim dhe qëndrim edhe përtej subjektit. Ne i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe aktivistëve të zbatojnë masat, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin”, ka shkruar Manxhuka.  

Të ngjashme