Vetura godet çiklistin, viktima dërgohet në QKUK

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes një veture dhe një çiklisti ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se drejtuesi i veturës nuk ka arritur të përshtat shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe ka goditur çiklistin.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda ku pas ndihmës së parë në QKMF Rogovë dhe Spitalin Rajonal në Gjakovë është dërguar në QKUK  për tretman të mëtejmë mjekësor.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Rogovë, Gjakovë 22.11.2022 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë çiklistin – viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF Rogovë dhe Spitalin Rajonal në Gjakovë është dërguar në QKUK  për tretman të mëtejmë mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme