Vetura godet për vdekje një person në Drenas

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Viktima është goditur nga një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi.

“Me datë 01.10.2020 rreth orës 16:40 në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë – Gllogoc, është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori. Në vendngjarje menjëherë kanë dalur njësitë policore, ndërsa person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme