Veturën që ra në Liqen po e voziste një grua, shpëtoi mrekullisht

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, një veturë e tipit Golf VI ka rënë në ujin e Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Gazeta mëson se në të ishin dy persona, një nga ta ishte shofere grua.

Por, për fatin e mirë, dy personat shpëtuan pa lëndime.

Në pamjet që ka siguruar Jepi Zë, shihet se vetura, pas disa orëve përpjekje, është nxjerrë nga liqeni.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë zjarrfikësit, e atyre u asistuan zhytësit e klubit “Trepça”.

Të ngjashme