Vëzhguesit e BE-së: Zgjedhjet u administruan mirë – rinumërimi shkoi keq, reforma zgjedhore e domosdoshme

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 10:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjedhjet e 6 tetorit ishin mirë të administruara dhe transparente, por procesi i rinumërimit nuk shkojë si duhet, prandaj është më se e nevojshme reforma zgjedhore në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kështu vlerësoi Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian në raportin final të cilin vëzhguesit evropian e publikuan sot, e ku u tha se ka pasur keqpërdorim të resursve publike dhe mungesë të transparencës në financimin e fushatës nga partitë politike.

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubade, theksoi presionin në zonat e banuara nga komuniteti serb për të votuar një parti të caktuar.

“Dua të falënderoj Apostolovan dhe Zyrën e BE-së për mbështetjen e vazhdueshme. Votimi ka shkuar shumë mirë por numërimi nuk ka shkuar mirë. Nëse kemi zgjedhje të parakohshme ato duhet të shpallen dy muaj më herët. 90% e vendvotimeve janë rinumëruar dhe ne rekomandojmë që të krijohet pozita jopartiake e sekretarit të vendvotimit për të ofruar përkrahjen. Edhe pse numri i votave të pavlefshme sërish mbetet e lartë dhe kjo ka të bëjë me edukimin e votuesve dhe është mirë të zbatohet dhe rekomandojmë të përmirësohet dizajni i fletëvotimit”, tha ajo.

Po ashtu rekomandim tjetër nga shefja e vëzhgimit të zgjedhjeve ishte edhe pastrimi i listave, por sipas saj në Kosovë ka më shumë votues të regjistruar se sa që është popullata në Kosovë.

“Ne rekomandojmë të përfshihen depozita të rezultatet në të gjitha zgjedhjet. Po ashtu rekomandojmë që të sqarohen llojet e ankesave dhe afatet e tyre kohore. Kosova ka më shumë votues të regjistruar se sa që është popullata e saj dhe lista ka përfshirë shumë persona të vdekur dhe ne rekomandojmë që të përmirësohet lista”, tha ajo.

Ajo tha se ligji duhet të caktojë një afat më të shkurtër kohor që partitë politike të tregojnë se nga janë financuar.

“Përmbajtja  me pagesë në disa kanale dhe këtu përfituan disa nga partitë më të pasura dhe kjo dëmton transparencën e përgjithshëm së procesit. Në ekipin tonë për herë të parë kemi pas një analist që ka analizuar financimin e fushatës dhe gjatë fushatës dhe 30 ditë pas zgjedhjeve ligji duhet të përcaktoje një afat më të shkurtër kohor qe të publikojnë financat”, tha ajo.

Sipas saj e rëndësishme është që KQZ-ja të rrisë numrin e grave në administrimin e zgjedhjeve.

“Partitë politike duhet të promovojnë pjesëmarrjen e grave dhe KQZ-ja duhet të rris numrin e grave në administrimin e zgjedhjeve. Qytetarët kanë pritur 50 ditë për certifikim të rezultateve dhe ende janë duke pritur për formimin e institucioneve. Ne shpresojmë që misioni vëzhgues i BE-së do të përmbajë një kornizë për vitet e ardhshme”, tha ajo.

Është situatë; e jashtëzakonshme që në kthehemi dhe nuk kemi qeveri dhe duhet të kemi një qeveri sa më të shpejt për t’i adresuar këto rekomandime. Ne si vëzhgues nuk mund të jemi persona që monitorojmë procesin e zbatimit por ne vetëm mund të ju mbështesim, shtoi ajo raporton Ekonomia Online.

Ndërsa zëvendësi i saj, Marian Gabriel tha se votat e ardhura nga Serbia nuk janë trajtuar siç duhet.

“Si mision ne jemi takuar me prokurorin dhe policinë dhe jemi përpjekur të marrim informata dhe procesi i votave me postë nga Serbia është ndërprerë dhe pastaj sërish është marr vendim të numërohen. Ne nuk kemi marr ndonjë konkluzion përfundimtar i cili flet për këtë incident. KQZ-ja ka vendosur ti numërojë këto vota dhe kjo çështje nuk është trajtuar ai duhet nga autoritetet në Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme