“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

Prishtinë | 28 Qer 2026 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” gjatë ditës së sotme, nuk është raportuar për ndonjë incident.

Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku pas intervistimit 37 persona janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.

Të ngjashme