Ekonomia Online
FUNDIT

Vijojnë punimet në urën e tretë mbi Ibër

Vijojnë punimet në urën e tretë mbi Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë me dije se po vijojnë punimet në ndërtimin e urë së tretë mbi lumin Ibër. Sipas Ministrisë, punimet po zhvillohen sipas planit të dinamikës së paraparë. “Punimet po zhvillohen sipas planit të dinamikës së paraparë, me qëllim avancimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor. Ministria e Infrastrukturës dhe […]

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë me dije se po vijojnë punimet në ndërtimin e urë së tretë mbi lumin Ibër.

Sipas Ministrisë, punimet po zhvillohen sipas planit të dinamikës së paraparë.

“Punimet po zhvillohen sipas planit të dinamikës së paraparë, me qëllim avancimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për realizimin e projekteve që përmirësojnë lidhjen, qarkullimin dhe sigurinë për qytetarët” deklaron Ministria.

Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e Ministrisë vihen re ekskavaktorët e angazhuar në zhvillimin e punimeve.

Të ngjashme