Vikendi me diell dhe vranësira, pa reshje

Prishtinë | 25 Sht 2026 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Sipas IHMK-së, e shtuna do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9°C, kurse maksimalet nga 15 deri në 18°C.

Ndërkaq, e diela, pritet të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, po ashtu pa reshje. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 19°C.

Gjatë të dyja ditëve, era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Të ngjashme