“Vita” kërkon ndërhyrjen e Policisë dhe Prokurorisë Speciale, AUV dhe Muja nuk po i publikojnë rezultatet e mostrave të produkteve

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Qumështorja “Vita” ka dalë sërish me një reagim lidhur me vonesën e publikimit të rezultateve të mostrave nga ana e AUV-së dhe Ministrisë në detyrë të Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Armend Muja.

“Vita” ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës për marrjen e mostrave paralele.

Tutje, “Vita” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë në Policinë e Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale të enjten, më 23.07.2026, duke kërkuar që këto institucione të shkojnë në objektin e kompanisë “Vita” dhe të marrin paralelisht mostrat e produkteve të “Vita”-s dhe “Holla”-s.

“Nëpërmjet kësaj komunikate, njoftojmë opinionin publik se sot, më datë 23.07.2026, kemi paraqitur kërkesë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar nga këto institucione që të vijnë dhe të marrin të gjitha mostrat paralele të produkteve ‘Vita’ dhe ‘Holla’, për shkak të vonesës së institucioneve kompetente për të dorëzuar rezultatet brenda afateve ligjore”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se gjatë marrjes së mostrave, si inspektorë janë paraqitur këshilltarja e ministrit në detyrë, Armend Muja, si dhe një pronar i një kompanie konkurrente.

Të ngjashme