Vitia: Javët në vijim janë vendimtare, lëshimet na kushtojnë me jetë

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, bëri thirrje për respektim të rekomandimeve dhe vendimeve të marra nga dy institucionet.

Vitia deklaroi se tani e tutje çdo lëshim i bërë mund të kushtojë me jetë.

“Sëmundja COVID-19 do të hyjë në fazën kulminante të shpërndarjes së saj. Falë masave të ndërmarra dhe bashkëpunimit tuaj kemi arritur që të kemi një situatë më të kontrolluar po kjo nuk do të mjaftojë. Ditëve të fundit kemi pasur rritje të numrit të infektuarve

“Sot më shumë se kurrë duhet të bashkëpunojmë në këtë betejë për të mbrojtur njëri-tjetrin, deri tani kemi treguar kujdesin kolektiv por jo të mjaftueshëm pasi një lëshim i vogël mund të na kushtojë me jetë”.

Vitia deklaroi se javët në vijim janë vendimtarë për Covid-19 në vend.

https://vimeo.com/406863221

“Javën në vijim do të jenë vendimtare për koronavirus, falë masave të marra dhe bashkëpunimit tuaj kemi nën kontroll masën në raport me numrin e të infektuarve dhe viktimave”.

Vitia po ashtu theksoi se gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të të infektuarve bazuar në raportet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë dhe se tani ka sjellë kërkesën për masa më rigoroze.

“Karantinim i qyteteve të caktuara ka ardh si bazë në momentin kur kanë shfaqur rrezikshmëri për përhapjen e kësaj sëmundje dhe siç është bërë mbrëmë edhe me komunën e Prishtinës dhe për këtë janë lajmëruar me kohë autoritet lokale si dhe kryetari Ahmeti.Para pak minutash janë dërguar edhe disa rekomandime për masa shtesë dhe do tq bëjem publike ne dy tri ditët e ardhsshme. Kurse sonte dontë merren në mënyrë për të gjitha komunat me oraret e njejta. Kjo është arsyeja pse IKShPK-ja e monitorin situatën dhe ka kërkuar që një pjesë e masave nuk po mund të rrepsketohen nga disa dhe kjo është arsyeja pse ka kërkuar të shtohen masat rigoroze”

“Çdo lëshim i vogël tani e tutje do të na kushtojë shumë, tani e tutje nuk duhet të tolerojmë neglizhencën dhe na duhet në vazhdimësi bashkëpunimi juaj”

“Sonte pas mesnate në të gjitha komunat do të hyjë në fuqi vendimi për kufizimin e lëvizje, të gjitha masat do të jenë të njëjta që kanë qenë më herët. Kemi marrë masa për shtrëngim të masave që do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës dhe do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 ose 3 dite”, deklaroi Vitia.

Vitia mes tjerash the se nga respektimi i rekomandimeve dhe masave të marra do të varen jetët tona.

Të ngjashme