Vitia: Më 30 prill i publikojmë masat zbutëse, por situata nuk do i kthehet normales për muaj të tërë

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte në Rubikon ka thënë se zbutja e masave do të bëhet publike më 30 prill.

Vitia ka thënë se megjithatë, situata nuk do të jetë sikurse më herët, pasi virusi do të jetë prezentë për muaj e muaj.

“Më 30 prill, publike zbutja e masave, në bashkëpunim me MEPTINIS dhe ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Në fillim kemi pas disa mospajtime rreth këtyre masave, por kam marrë mirëkuptimin e tyre’’.

“Mund të ju konfirmoj se në takimet e pasura me ministritë, kanë qenë dy anë dhe në mes ministria e Shëndetësisë. Nuk do të ketë normalitet sic jemi mësuar më heret. Virusi do të jetë prezent për muaj e muaj, e ndoshta edhe vite. Derisa të zbulohet një vaksinë. Në të gjithë botën. Para se të merren masat, janë disa rekomandime nga OBSH që duhet të sigurohemi se barja e Covid është nën kontroll’’, ka thënë ai.

Të ngjashme