Vitia: S’do të marrim vaksina nga Kina e Rusia, rishikimi i masave gjatë javës

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pasi ka marrë dozën e parë të vaksinën anti-Covid ka mbajtur konferencë për medie me temë: “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, procesi i vaksinimit në gjithë vendin nuk ka qenë i lehtë, duke shtuar kur e ka marrë mandatin nuk ka pasur asnjë vaksinë të siguruar në stok.

“Më 15 qershor ka filluar procesi i vaksinimit masë të qytetarëve. Nuk ka qenë e lehtë të vijmë në këtë pikë sepse e morën mandatin në kohën kur Kosova nuk e kishte asnjë vaksinë në stoqet e saj”.

“Tre muaj pas kemi bërë kapërcim të madh dhe sot jemi këtu për të bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me këto vaksina. Kemi siguruar mbi 2 milionë vaksina dhe kemi një stok që mundëson vaksinimin e mirëfilltë”.

“Kemi hapur procesin e vaksinimit masiv edhe për qytetarët e moshës mbi 40 vjeç ku bëjë pjesë edhe unë. Shumë shpejt do ta ulim edhe më shumë moshën”.

Poashtu Vitia ka thënë se akoma nuk jemi në pozitën të sillemi sikur virusi ka kaluar dhe vaksinimi është e vetmja rrugë për ta fituar këtë betejë.

“Nuk jemi në pozitën sikur nuk ka virus dhe sikur nuk duam të vaksinohemi. Vaksinimi është rruga e vetme për t’ia dalë betejës me Covid-19. Është mënyra e vetëm për të siguruar lëvizjen e qytetarëve edhe në vendet tjera”.

“Ministria e Shëndetësisë e bën për të satën herë se Kosova është nga vendet e rralla që nuk ka pranuar vaksina të paaprovuar nga dy agjencitë më të mëdha botërore”.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim duke siguruar qytetarët se vaksinat janë të aprovuar nga dy agjencitë më të mëdha të mjekësisë në botë, raporton EO.

“Nuk do të marrim vaksina as nga Rusia e as nga Kina. Ju bëjë thirrje që mos të hezitoni të vaksinoheni”.

I pyetur se pse disa qytetarëve po u thuhet se ka mungesë të vaksinës Pfizer dhe po u ofrohet vetëm ajo AstraZeneca, ministri tha se ka doza të të dyjave dhe të dyja janë të sigurta.

“Ne kemi vaksina kundër Covid-19 në stoqet tona, Pfizer dhe AstraZenca. Të dyja janë të sigurta. Nga 240 mijë të vaksinuar gjysma janë të vaksinuar me njërën e gjysma me tjetrën dhe askush s’ka pasur efekte serioze”

Ndërsa sa i përket rishikimit të masave ai ka njoftuar se kjo gjë do të bëhet gjatë kësaj jave, duke sqaruar se është shtyrë deri tani për shkak të shfaqjes së variantit Delta.

“Rishikimi i masave është shtyrë për pak kohë për të biseduar me ekspertet për shkak të paraqitje së varianti Delta. Rishikimi do të bëhet gjatë kësaj jave”.

“Është e vërtete që një numër i qytetarëve kanë hezituar për të marrë vaksinën AstraZenca dhe këtu kanë ndikuar disa persona të papërgjegjshëm”.

Të ngjashme