Vjedhje në Ferizaj, hajnat sulmojnë me shufër metalike viktimën

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ja njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e kushëririt të tij, me ç’ rast i njëjti është sulmuar me shufër metalike nga të dyshuari, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime.

Të ngjashme