Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në marketin “Nora” në Klinë.
Nga aty persona të maskuar kanë arritur të marrin rreth 20 mijë euro.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Po mund të konfirmoj që një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Klinë. Persona të maskuar kanë hyrë brenda objektit pasi kanë arritur të thyejnë një mur. Si rezultat dyshohet se kanë arritur të grabisin rreth 20 mijë eruo”, ka thënë Nikçi.
Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dal policia, dhe është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.