Vjosa Osmani nuk do ta përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, i fton deputetët mos ta votojnë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e thirrur nga LDK-ja për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të mbahet nesër në ora 11:00, edhe pse sipas saj salla e seancave plenare nuk i plotëson kushtet.

Ajo ka thënë se nuk do ta mbështesë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“Kam besuar që nga 6 tetori që e vetmja mënyrë që vendit t’i sigurojmë qeveri me legjitimitet që lufton krimin e korrupsionin dhe e hap derën e Kosovës ndërkombëtarisht. Keqkuptimet brenda qeverisë kur nuk jam aty e kam të vështirë t’i komentoj por, ka pasur hapësirë që partnerët e koalicionit të gjejnë zgjidhje dhe të mos u shtohet edhe kjo barrë qytetarëve”.

“Nuk e përkrahi këtë mocionin dhe u bëjë thirrje deputetëve që mos ta përkrahin mocionin sepse nuk është në kohën e duhur. Kosova sot nuk ka nevojë për qeveri që nuk ka legjitimet dhe të përfshijë në vete parti që LDK ka thënë se nuk do të bëjë koalicion. Kosova ka nevojë për mbrojtjen e integritetit dhe funksionalitetit të kësaj qeverie”, tha Osmani.

Osmani: Seanca do të mbahet, megjithëse nuk ka kushte (Live)

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet nesër në orën 11:00.

Ajo në një konferencë për media të martën pasdite, tha se vendimi është marrë në Kryesi, me katër vota pro dhe dy kundër. Ajo ka treguar se vetë ka votuar kundër mbajtjes së seancës, meqë nuk ka kushte bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së.

“Instituti ka rekomanduar që të sigurohet dezinfektimi i sallës kontrolli mjekësor e mbi të gjithabtë sigurohet distanca së paku 2 metra. Përgjigjeja e administratës ka qenë që salla nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës. Kryesia ka vendosur që seanca të mbahet nesër në ora 11. Unë nuk jam pajtuar me këtë. Ka pas insistim që në vend te distancës 2 metra të ketë distancë 1.5 metra.

Sipas saj, bazuar në atë që ofron salla dhe duke mbajtur distancën e kërkuar, mund të akomodohen vetëm 88 deputetë.

“Mendoj që secili prej nesh të jemi shembull i respektimit të rregullave por ky është vendim i shumicës. Nesër i takon deputetëve të vendosin se si të votojnë lidhur me mocionin”, tha ajo.

Të ngjashme