Vjosa Osmani uron Krishtlindjet

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë Krishtlindjet përmes Facebook.

Ajo uroi që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat.

“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!

Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë!

Për shumë mote, Gëzuar!” uroi presidentja Osmani në postim.

Të ngjashme