Vlerësohet se Kosova vjet kishte 1 798 506 banorë

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 15:35 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Vlerësimin mbi numrin e banorëve për vitin 2017.

Sipas këtij vlerësimi, në vitin 2017 popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 20 406, ose, shprehur në përqindje, u rrit për 1.13%. Gjatë vitit 2017 është vlerësuar se 9 376 persona kanë ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre. Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) në Kosovë për vitin 2017 ishte (-5 431 banorë).

Popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 1 janar–31 dhjetor 2017 u rrit për 14 975 banorë, ose 0.84%.

Popullsia në Kosovë për vitin 2017 vlerësohet të jetë 1 798 506 banorë rezidentë.

Për me shumë informata lidhur me Vlerësimin e Popullsisë 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/demografia-dhe-migracioni

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme