Vlora Çitaku për marsh: Marshojmë për ta mbrojtur rrëfimin që do tua lëmë pas fëmijëve tanë si trashigimi

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj, në marshin “Liri për Drejtësi” bashkë me dy fëmijë të familjes së saj.

Ajo ka thënë se në këtë marsh marshohet për ta mborjtur rrëfimin që do t’i lihet pas fëmijëve.

“Me 2 Prill marshojmë për drejtësi.

Marshojmë për të kundërshtuar rishkrimin e historisë.

Marshojmë për ta mbrojtur rrëfimin që do tua lëmë pas fëmijëve tanë si trashigimi.

Unë me Arbërin dhe Diellin do të jemi aty.

Bashkë.”, shkroi Çitaku

Të ngjashme