VMRO-DPMNE lëshon sallën e Kuvendit pasi seanca po mbahet në gjuhën shqipe

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

“Ju e thyeni rëndë ligjin, pasi gjuha e vetme zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”.

Ky ishte reagimi i koordinatorit të grupit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, pasi ashtu siç paralajmëroi kryetari i legjislativit në takimin me gazetarë se seancat do ti udhëheq në gjuhën shqipe, seanca plenare për pyetje deputetësh filloi të zhvillohet në gjuhën shqipe, raporton Shenja, transmeton Klan Kosova

Ndaj tij, kryetari Talat Xhaferi u kundërpërgjigj se në asnjë mënyrë nuk është duke thyer ligjit, duke kujtuar se ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi. Un pata durimin të pres rreth një vit që presidenti Gjorge Ivanov të vetëdijesohet dhe ta nënshkruaj ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe mos ta pengoj punën e Kuvendit”.
Me qenë se seanca vazhdoi të zhvillohet në gjuhën shqipe, deputetë të VMRO-së filluan që ta lëshojnë sallën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme